Haxhimusa ia fiton Dritës derbin e zjarrtë ndaj Gjilanit

  • 16 February 2020 - 15:25
Haxhimusa ia fiton Dritës derbin e zjarrtë ndaj Gjilanit

Betim Haxhimusa ka shkëlqyer duke ia siguruar Dritës triumfin 2:0 në derbin lokal ndaj Gjilanit dhe duke i ndihmuar ta ruajë hapin për titull në Ipko Superligë.

Haxhimusa shënoi dy herë brenda një çereku lojë në pjesën e dytë, duke e bërë dallimin në një derbi të tërhoqi mijëra shikues në Stadiumin e Qytetit në Gjilan të dielën pasdite.

Drita e mbylli sezonin vjeshtor me humbje, por e nisi atë pranveror me një fitore tejet të rëndësishme pikërisht ndaj rivalit të përbetuar, duke iu afruar liderit të Superligës, Ballkanit, në vetëm tri pikë, në një luftë disafrontëshe për titull këtë sezon.

Gjilani e nisi më mirë takimin, duke e goditur shtyllën kur Progni gjuajti fuqishëm pas vetëm katër minutave lojë, para se Serbino Plaku të gjuante mbi portë disa minuta më vonë.

Vendasit iu falen fatit edhe një herë kur i shpëtoi shtylla, pas një goditjeje nga Plaku.

Namani ishte pranë golit për Dritën, por edhe tij iu mohua gëzimi pasi edhe ai e goditi shtyllën.

Duket se kjo ndikoi te vizitorët në pjesën e dytë, pasi Drita bëri lojë më të mirë duke e gjetur rrjetën e portës dy herë.

Haxhimusa e theu akullin kur shënoi me kokë në minutën e 65-të, duke e bërë stadiumin të shpërthejë.

Dhjetë minuta para fundit, ai e dyfishoi epërsinë duke e futur topin në rrjetë nga afërsia.

Ky triumf do të jetë një shtytje e fortë për Dritën për të luftuar për titull, ndërkohë që Gjilani edhe pse bëri një hap mbrapa, përsëri mbetet në garë, duke qenë se ngel vetëm pesë pikë prapa liderit.

Ndërkohë, në ndeshjet tjera të zhvilluara sot Flamurtari e mundi Trepçën ’89 4:3, ndërsa Dukagjini barazoi pa gola me Llapin.

Llapi tani ka plot pesë ndeshje pa fitore dhe është vetëm tri pikë larg zonës së rënies nga liga.

Flamurtari, ndërkohë, shënoi një fitore të madhe në luftë për mbijetesë, pasi e mundi rivalin e drejtpërdrejt për një vend për të mbetur në ligën elitare kosovare.

(Kosova Sot Online)