Donnaruma buzë largimit, Milani e gjen pasuesin e tij

  • 16 February 2020 - 15:41
Donnaruma buzë largimit, Milani e gjen pasuesin e tij

Milani është duke punuar për ta gjetur një portier të ri, pasi thuhet se Gianluigi Donnarumma do të largohet nga klubi në verë.

Deklaratat e fundit të Mino Raiolas rreth Donnarummas kanë vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e portierit te Milani dhe drejtuesit po bëhen gati edhe për një largim të mundshëm të gardianit të tyre që do të sillte të ardhura të mjaftueshme për përforcime të tjera.

Si pasues i tij mendohet Salvatore Sirigu, portier me pervojë dhe me kosto të përballueshme për klubin.

Sipas mediave italiane, 33-vjeçari nuk do ta refuzonte kalimin në një ekip tjetër të madh pas eksperiencës me Paris Saint Germain.

(Kosova Sot Online)