Bayern shkatërron Kolnin dhe rrëmben kreun në Bundesliga, s’ka minuta për Coutinhon

  • 16 February 2020 - 17:39
Bayern shkatërron Kolnin dhe rrëmben kreun në Bundesliga, s’ka minuta për Coutinhon

Bayern Munich ka vazhduar me formën e mirë në vitin 2020.

Të besuarit e Hans-Dieter Flick triumfuan 4-1 në udhëtim te Koln, në një ndeshje ku shkëlqeu Serge Gnabry, duke realizuar dy gola.

Golat tjerë i shënuan Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman.

Philippe Coutinho qëndroi sërish në stol, thjesht nuk i beson shumë trajneri, Hans-Dieter Flick, që preferon të vjetrit.

Me këtë fitore Bayerni ka rrëmbyer kreun në Bundesliga me 46 pikë të grumbulluara, një më shumë se RasenBallsport Leipzig.


(Kosova Sot Online)