Arsenali e shkatërron Newcastlen, e gjen golin edhe Ozil

  • 16 February 2020 - 19:36
Arsenali e shkatërron Newcastlen, e gjen golin edhe Ozil

Ditë pas dite, Mesut Ozil po gjen atë formën e mirë që kishte ndër vite.

Me Mikel Artetën në stol, Ozil është i lumtur dhe po tregon se ende ka për t’i dhënë Arsenalit, ashtu siç bëri edhe në ndeshjen kundër Newcastle United, ku ‘Topçinjtë’ triumfuan 4-0.

Arsenali i Artetës, me Ozilin që bëri ndeshje pozitive, ishte në çdo aspekt më i mirë se mysafiri dhe për këtë e dërgoi katër herë topin në portën e Martin Dubravka.

Sulmuesi, Pierre-Emerick Aubameyang, zhbllokoi rezultatin duke i kaluar ‘Topçinjtë’ në epërsi me një gol të shënuar në minutën e 54’.

Pak minuta më vonë, në atë të 57’, realizoi edhe Pepe, për 2-0.

Kurse krejt në fund, për 3-0 dhe 4-0, shënuan Mesut Ozil 90’ dhe Alexandre Lacazette 95’.

Pas kësaj fitore, Arsenali është ngjitur në pozitën e dhjetë, me 34 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online)