Reali kërkon fitore ndaj Celtas

  • 16 February 2020 - 20:24
Reali kërkon fitore ndaj Celtas

Real Madridi pret sonte në Santiago Bernabeo skuadrën e Celta Vigos

Los Blancos sonte kërkojnë fitore ndaj Celtas për ta ruajtur diferencën e tyre me tre pikë më shumë se Barcelona, të cilët janë në vendin e dytë më po aq pikë sa Real Madridi.

Skuadra e Zinedine Zidane ka pikë të barabarta me Barcelonën, të cilët fituan dje kundër Getafes me rezultat 2-1 duke arritur në kuotën e 52 pikëve, po aq sa ka edhe Reali por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Për këtë Zidane sonte ka startuar për herë të parë pas disa muajve me Eden Hazard të cilit në sulm sonte do ti bashkohen edhe Bale dhe Benzema.

Celta Vigo në anën tjetër nuk i ka fare punët mirë këtë sezon dhe janë në rrezik për të rënë nga La Liga për shkak të rezultateve të dobëta që kanë. Megjithatë, kjo do të thotë se ata do të punojnë shumë në mënyrë që të dalin me pikë nga Santiago Bernebeu sonte.

(Kosova Sot Online)