Rrëshqet Real Madridi

  • 16 February 2020 - 23:13
Rrëshqet Real Madridi

Celta Vigo e ka ndalur Real Madridin midis ‘Santiago Bernabeu’, sfidë që u mbyllë 2-2.

Real Madridi i Zinedine Zidane ka nisur të çalojë javëve të fundit.

Pasi u eliminua nga Kupa e Mbretit, duke u mposhtur 4-3 në ‘Santiago Bernabeu’ nga Real Sociedad, Reali u ndal edhe në Ligë, duke barazuar 2-2 me Celta Vigon.

Skuadra e tretë nga fundit, që po kalon sezon të vështirë, arriti t’i marrë pikë Madridit në ‘Bernabeu’, duke ia vështirësuar kështu punët ekipit të Zidane.

Të parët në epërsi shënuan vendasit, Fedor Smolov në minutën e 7’. Vendasit reaguan në pjesën e dytë, përmbysën gjithçka me golat e Kroos 52’ dhe Ramos 65’.

Kur u mendua se gjithçka do të mbyllet me fitore të Realit, Mina hyri në lojë për të barazuar gjithçka në minutën e 85’, pas një super asisti nga futbollisti që gjithashtu u inkuadrua në pjesën e dytë, Denis Suarez.

Ky barazim tregon se është ndalur hovi Madridit, nuk është si javë më parë dhe tani ka vetëm një pikë më shumë se Barcelona.

(Kosova Sot Online)