Rrahmani: “Napoli më transferoi gjashtë muaj përpara, besoj e kanë seriozisht me mua”

  • 16 February 2020 - 23:20
Rrahmani: “Napoli më transferoi gjashtë muaj përpara, besoj e kanë seriozisht me mua”

Amir Rrahmani, në një intervistë për Super Sport, ka folur për ecurinë me Hellas Veronën, transferimin në Napoli dhe tema të tjera.

“Skuadrat që jeni përballë, më i fort Interi, Lazio apo Juventusi? Përkundër gjitha skuadrave që kemi lu, besoj që Lazio ka qenë një ndër skuadrat më të vështira”.

“Tani Objektivi Europa League? Në fillim dhe ende kemi objektiv që të shpëtojmë, mbijetesa, por nëse arrijmë diçka më shumë, do të ishte e madhe, do të hynim në histori të veronës”.

“Kumbulla? Nuk e besonin që Kumbulla është futbollist i mirë, i thoja të gjithëve dhe më pas u habitën të gjithë, Nuk jam i befasuar me Kumbullën, me paraqitjet e tij, e dija se është shumë i mirë”.

“Përse mban numrin 13? Unë kam pasur fat si i ri me këtë numër dhe kam dashur ta mbaj këtë gjithë”.

“Besoj që përderisa më kanë transferimin tim gjashtë muaj përpara, besoj se e kanë seriozisht me mua, Kam dëgjuar se mund të shiten disa lojtar. Askush nuk e ka vendin i sigurt, nëse blihesh 100 milionë apo sidoqoftë, e imja është që të punoj”.

“Sa më shumë që luan, aq më shumë përmirëson lojën tënde. Nuk është vetëm Verona, por edhe te Dinamo, kam luajtur 80 për qind të ndeshjeve në mbrojtje në të majtë”, deklaroi Amiri.

(Kosova Sot Online)