Rekordi i përkryer i Ramosit: S’e ka humbur asnjë penallti që prej largimit të Ronaldos

  • 17 February 2020 - 09:47
Rekordi i përkryer i Ramosit: S’e ka humbur asnjë penallti që prej largimit të Ronaldos

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka ruajtur rekordin e përkryer për saktësi nga gjuajtja e penalltive, që prej largimit të Cristiano Ronaldos nga Santiago Bernabeu rreth dy vjet më parë.

Ramos shënoi nga pika e bardhë në barazimin e Realit 2:2 kundër Celta Vigos të dielën, duke e realizuar golin e shtatë deri tani këtë sezon.

Kjo ishte penalltia e katërt e Ramosit këtë sezon dhe një dëshmi tjetër përse qendërmbrojtësi spanjoll është zgjedhja e parë për ekzekutimin e tyre që prej largimit të Ronaldos.

Sezonin e kaluar, Ramosi i shënoi tetë gola nga tetë penallti të gjuajtura, që nënkupton se rekordi i tij që prej largimit të Ronaldos është 12 gola nga 12 tentime.

Për më tepër, Ramos është golashënuesi i dytë më i mirë i Real Madridit këtë sezon bashkë me Rodrygo Goes, me nga shtatë gola.

(Kosova Sot Online  )