Hazard pas rikthimit në barazim e Realit me Celta: Jam i lumtur me paraqitjen time

  • 17 February 2020 - 09:52
Hazard pas rikthimit në barazim e Realit me Celta: Jam i lumtur me paraqitjen time

Eden Hazard është shprehur i lumtur me paraqitjen e vet në fushë pas rikthimit nga lëndimi, por jo edhe me rezultatin në barazimin e Real Madridit 2:2 kundër Celta Vigos të dielën në La Liga.

Sulmuesi belg u rikthye nga lëndimi pas më shumë se dy muajve mungesë dhe tani ndihet i lumtur që mund të luajë përsëri.

Si pasojë e këtij barazimi, Reali tani prin në renditjen tabelore në La Liga me vetëm një pikë më shumë se rivali, Barcelona, me të cilën do të ballafaqohet pas dy javëve, më 1 mars.

“U ndjeva mirë. Isha i lodhur në 10 minutat e parë, por nis të ndihem më mirë me kalimin e kohës. Jam i lumtur me paraqitjen por jo edhe me rezultatin. Shpresoj se do të përmirësohemi në ndeshjet e ardhshme”, tha Hazard.

Skuadra e Zinedine Zidane ishte pranë fitores, por e pranoi një gol të vonshëm nga penalltia.

“Kur je duke fituar 2:1 përpiqesh ta ruash rezultatin, por nuk ishte e shkruar. Ende ka shumë ndeshje të mbetura dhe do të luftojmë deri në fund”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )