Cana uron për Përvjetorin e Shpalljes së Pavarësisë

  • 17 February 2020 - 11:00
Cana uron për Përvjetorin e Shpalljes së Pavarësisë

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, e ka uruar Kosovën për Përvjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.

Sot, Kosova i mbushi 12 vjet, pas shpalljes së Pavarësisë nga Serbia më 17 Shkurt 2008.

36-vjeçari i lindur në Prishtinë, i cili ishte pjesë e disa skuadrave të mëdha evropiane para se të pensionohej pasi e përfaqësoi Shqipërinë në Kampionatin Evropian më 2016, e ka uruar Kosovën përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Urime Kosovë 12-vjetorin e Pavarësisë”, ka shkruar Cana në Instagram.

Tani, Cana ushtron detyrën e ambasadorit i Grassroot për Shqipërinë, programit të UEFA-s për zhvillimin e futbollit tek fëmijët.

(Kosova Sot Online )