Pamje: Trajneri e rreh me shpulla lojtarin e vet, përjashtohet me karton të kuq
Nuk është e pazakontë t’i shohësh futbollistët duke u përleshur për mospajtime, madje edhe bashkëlojtarët mes vete.
Por një konfrontim në Serie D – nivelin e katërt të futbollit italian – mes Grosseto dhe Monterosi të dielën, ishte padyshim i pazakontë.
Trajneri i Grosseto Lamberto Magrini u ndëshkua me karton të kuq pasi e qëlloi shpullë njërin prej futbollistëve të vet në stol.
Grosseto po fitonte 1:0 në kohën kur trajneri Magrini vendosi ta kryejë një zëvendësim 16 minuta para fundit.
Ai e zëvendësoi mesfushorin Riccardo Cretella me Mattia Ravanellin. Cretella reagoi me zemërim duke u largua nga fusha.
Kjo s’i pëlqeu trajnerit të tij siç duket, i cili i kërceu Cretellas mbi shpinë dhe më pas e goditi shpullë, duke i habitur lojtarët e tjerë në bankën e rezervistëve.
Gjyqtari e përjashtoi atë direkt me karton të kuq dhe i kërkoi të largohej nga fusha.
ë| MISTER, MA CHE FAI? ë
— Sportitalia (@tvdellosport) February 16, 2020
Durante il match #Grosseto-#Monterosi , #Cretella viene sostituito e non la prende bene. Questa la reazione di mister #Magrini, tecnico del #Grosseto ë#Sportitalia pic.twitter.com/kJNbSHqCix
(Kosova Sot Online)