La Liga i përgjigjet kërkesës së Barcelonës për zëvendësuesin e Dembeles

  • 17 February 2020 - 12:43
La Liga i përgjigjet kërkesës së Barcelonës për zëvendësuesin e Dembeles

Komisioni Mjekësor i La Ligës i ka dhënë leje Barcelonës ta blejë një lojtar të ri për ta zëvendësuar Ousmane Dembelen, i cili pësoi një lëndim të rëndë afatgjatë.

Barcelona do t’i ketë 15 ditë kohë për ta gjetur zëvendësuesin e Dembeles, jashtë afatit kalimtar të transferimeve.

Të enjten, kampioni spanjoll dërgoi dokumente në zyrat e La Ligës për ta vërtetuar lëndimin afatgjatë të Dembeles, ku shpjegohet se pas operimit në kofshe, anësori francez do të mungojë gjashtë muaj.

Barça ka marrë përgjigje pozitive dhe tani mund ta transferojë një sulmues shumë të nevojshëm për trajnerin Quique Setien.

Emri që i prin listës së lojtarëve që mund t’i bashkohen Barcelonës në 15 ditët e ardhshme është Loren Moron, duke qenë se trajneri i Barçës Quique Setien ka punuar me të në të kaluarën në Real Betis.

Loren Moron

Edhe pse Barcelona ka marrëdhënie të mira me Betisin, ka pak gjasa që ky i fundit do ta shesë sulmuesin tani që ka mbaruar afati kalimtar i futbollistëve.

Ai ka klauzolë lirimi në vlerë 40 milionë euro, të cilën Barça do të dëshironte ta negociojë.

Lucas Perez

Edhe pse Perez nuk është zgjedhja e parë, klubi katalonas nuk e ka zbehur interesimin për të.

Ai do t’i kushtonte Barçës 15 milionë euro, edhe pse Alves nuk do të tregonte vullnet ta negociojë çmimin e tij.

Angle Rodriguez

Bazuar në fjalët e presidentit të Getafes, Angel Torres, Rodriguez do të ishte lojtari të cilin Barcelona do ta kishte më së lehti ta blejë, pasi ai ka klauzolë lirimi në vlerë 10 milionë euro.

Luis Suarez

Suarez është mbase opsioni i fundit i Barçës. Sulmuesi kolumbian është i huazuar në Real Zaragoza nga Watfordi.

Si 23 vjeç, megjithatë, ai mund të jetë opsion për të ardhmen po ashtu.

(Kosova Sot Online)