“Atletico mund t’i lëndojë të çmendurit e Kloppit”

  • 17 February 2020 - 16:42
“Atletico mund t’i lëndojë të çmendurit e Kloppit”

Saul beson se Atletico mund t’i shkaktojë probleme Liverpoolit

Atletico Madrid dhe Liverpool do të përballen të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve, sfidë që do të zhvillohet në Madrid, në ‘Wanda Metropolitano’ nga ora 21:00.

Mesfushori spanjoll i klubit nga Madridi, Saul Niguez, ka lavdëruar ekipin e Jurgen Klopp për formën mbresëlënëse që po tregojnë, por beson se Atletico ka forcë për t’i shkaktuar probleme.

“E dimë se si mund ta dëmtojmë Liverpoolin, i dimë fuqitë dhe dobësitë e tyre dhe ne gjithmonë konkurrojmë kundër ekipeve të mëdha”, tha Saul një ditë para ndeshjes.

“Do të jetë atmosferë fantastike, më e mirë se ndonjëherë”.

“Nuk është vetëm se vrapojnë shumë, ata bëjnë gjëra që nuk janë normale dhe duket e çrregullt por është e rregulluar, e mekanizuar, gjithçka e planifikuar”.

“Njëri vjen nga një pozicion, në tjetër, dhe ju thoni; çfarë po bën ky këtu? Por gjithçka është e planifikuar”.

“Klopp thotë se ata luajnë me zemër, por gjithçka është e planifikuar. Ata bëjnë presion, dhe është e vështirë të shpëtoni kur vërsulen të gjithë në atë mënyrë”.

“Është e jashtëzakonshme, ata bëjnë presion si të çmendur. Nëse njëri humb topin, do të ketë shtatë të tjerë që vrapojnë si të çmendur për ta rikthyer atë”. 

(Kosova Sot Online)