Reagon Solskjaer: Pogba nuk është lojtar i Raiolës

  • 17 February 2020 - 17:29
Reagon Solskjaer: Pogba nuk është lojtar i Raiolës

Solskjaer i është kundërpërgjigjur Raiolës, ‘klubi është ai që vendos për të ardhmen e Pogbës’.

Pak ditë më parë Mino Raiola deklaroi se Paul Pogba mund të lërë Manchester United në fund të sezonit dhe se mes shumë alternativave për t’u transferuar është edhe skuadra italiane e Juventusit, fanellën e të cilës e ka veshur edhe më herët.

Megjithatë klubi anglez ka zgjedhur t’i përgjigjet menaxherit të kampionit të botës nëpërmjet trajnerit të skuadrës Ole Gunnar Solskjaer, që në konferencën për shtyp qartësoi situatën e krijuar rreth Paul Pogbas.

Zinedine Zidane është gjithashtu shumë i interesuar për ta transferuar në Madrid mesfushorin francez.

“Paul Pogba është një lojtar i Manchester United dhe jo i Mino Raiolës, ndaj deri në përfundim të kontratës, klubi ka të drejta të vendosë për të ardhmen e mesfushorit”, u shpreh Solskjaer.

“Raiola kujdeset për klientët e tij në mënyrën më të mirë, por e ka të qartë që të ardhmen e Pogba nuk mund ta vendosë pa miratimin tonë”.

“Dhe jo, nuk kemi folur me Pogbën që t’i tregojë Raiolës se çfarë duhet të thotë”.

Pogba është pjesë e ‘Djajve të Kuq’ që nga viti 2016.

Ai ka bërë 143 paraqitje me fanellën e Manchester United në të gjitha garat, ka shënuar 31 gola. 

(Kosova Sot Online)