Wijnaldum: Atletico si Liverpooli, do ta kemi të vështirë

  • 17 February 2020 - 18:12
Wijnaldum: Atletico si Liverpooli, do ta kemi të vështirë

Wijnaldum mendon se stilet e lojës së Liverpoolit dhe Atletico Madridit janë pak a shumë të ngjashme…

Atletico Madrid dhe Liverpool do të përballen të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve, sfidë që do të zhvillohet në Madrid, në ‘Wanda Metropolitano’ nga ora 21:00.

Mesfushori, Georginio Wijnaldum, ka folur një ditë para sfidën që do të zhvillohet në stadiumin ku Liverpooli rrëmbeu edicionin e kaluar trofeun.

“Ata janë shumë si ne, luftëtarë. Ata janë ekip paka a shumë si ne, vështirë për t’u mposhtur”, tha Wijnaldum për UEFA-n.

“Mendoj se e shikoni se stili i lojës së tyre është konkurrues. Ata janë gjithmonë duke luftuar për të marrë rezultatin që duan dhe shpesh mund të ndryshojnë edhe mënyrën e lojës kur është e nevojshme. Ata e dinë çfarë duhet bërë për të fituar një ndeshje. Kështu që po, këto dy ndeshje do të jenë të vështira”.

(Kosova Sot Online)