Del Piero: “Messi do ta përfundojë karrierën në Barcelonë”

  • 17 February 2020 - 19:45
Del Piero: “Messi do ta përfundojë karrierën në Barcelonë”

De Piero s’ka asnjë dyshim, Messi do t’i varë atletet te Barcelona.

Legjenda e ‘Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero, nuk beson shumë në thashethemet se ‘gjeniu Messi’ siç e quan ai – mund të largohet nga Barcelona në verën e vitit 2020.

Sipas tij, 32-vjeçari do të pensionohet në Barcelonë dhe kjo, do të ishte një storje e bukur, që vështirë se mund të përsëritet, duke parë gjithçka që ka arritur Messi, i cilësuar ndoshta si më i miri që ka parë ndonjëherë bota e futbollit.

“Messi është gjeni. Nuk mendoj se ai është duke menduar largimin nga klubi. Ai ka marrëdhënie të përkryera me klubi. Gjitha rrugët tregojnë se ai do ta përfundojë karrierë në Barcelonë. Do të jetë storje e mirë”, deklaroi Del Piero.


(Kosova Sot Online)