Këndellet Milani

  • 17 February 2020 - 22:48
Këndellet Milani

Pas barazimit me Hellas Veronën dhe humbjes me Interin, Milani është rikthyer te fitoret në Serie A.

Skuadra e Stefano Piolit ka arritur t’i marrë pikët e plota në ‘San Siro’ duke e mposhtur 1-0 Torinon.

Heroi i këtij takimi është lojtari në top formë në vitin 2020, Ante Rebic.

Rebic po shpaguan besimin e Piolit dhe arriti të shënojë golin e tri pikëve në minutën e 25’ në pjesën e parë, pas një asisti nga ana e Castillejos.

Pas kësaj fitore, Milan ka shkuar në kuotën e 35 pikëve, aq sa hellas Verona e Parma në zonën Europa League. 

(Kosova Sot Online)