Agjenti Raiola: Pogba nuk është pronë, aq më pak e Solskjaerit

  • 18 February 2020 - 09:09
Agjenti Raiola: Pogba nuk është pronë, aq më pak e Solskjaerit

Mino Raiola ka bërë një goditje të radhës në drejtim të Manchester Unitedit, për më shumë ndaj Ole Gunnar Solskjaerit.

Agjenti italian që ka nën menaxhim Paul Pogban, ka thënë se lojtari nuk është pronë e trajnerit norvegjez te Djajtë e Kuq.Solskjaer ka thënë se lojtari është i tyre dhe jo i Raiolas, dhe nuk e lë atë jashtë fushe shkaku që është rebeluar paksa.

E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e italianit që e ka paralajmëruar trajnerin e skuadrës angleze.

“Paul nuk është i imi, për më shumë nuk është as pronë e Solskjaer”, ka shkruar Raiola në llogarinë e tij në Instagram.

“Paul është Paul Pogba. Nuk mund ta kesh nën pronësi një person, një qenie njerëzore. Shpresoj që Solskjaer mos të mendojë që Pogba është një i burgosur”, ka shkruar ai më tej.

Francezi po e dëshiron largimin nga Old Trafford, derisa për të janë të interesuar Real Madridi e Juventusi.

(Kosova Sot Online )