Formacionet e mundshme: Atletico Madridi me disa mungesa në derbin ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve

  • 18 February 2020 - 09:17
Formacionet e mundshme: Atletico Madridi me disa mungesa në derbin ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve do të rikthehet në fazën e eliminimit direkt me derbin që zhvillohet në mes të Atletico Madridit dhe Liverpoolit.

Dy klubet do të takohen në 1/16 e finales nga ora 21:00 në Wanda Metropolitano, derisa do të jetë një sfidë për të mos e humbur. os Rojiblancos për këtë takim nuk mund të llogarisin në Jao Felixin që është i sëmurë, Kieran Trippier dhe Dario Poveda që janë të lënduar, ndërsa në dyshime është paraqitja e Diego Costas dhe Hector Herreras. Në anën tjetër, The Reds do të jenë pa lojtarët si, Nathaniel Clyne dhe Xherdan Shaqiri, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni i mundshëm i Atletico Madridit: Oblak; Arias, Savic, Gimenez, Lodi; Vitolo, Koke, Thomas, Saul; Morata, Correa.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.

(Kosova Sot Online )