Vdes ish-futbollisti 58-vjeçar Besnik Fejzullahu

  • 18 shkurt 2020 - 10:00
Vdes ish-futbollisti 58-vjeçar Besnik Fejzullahu

sh-futbollisti i Besëlidhjes dhe Flamurtarit, Besnik Fejzullahu, ndërroi jetë të hënë, ndërsa do të varroset sot në orën 14:45 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Vajza e Besnik Fejzullahu, Saranda, njoftoi për vdekjen e babait të saj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku bëri të ditur se pasi Fejzullahu i kaloi tetë ditë në gjendje kome në SHSKUK, ai ndërroi jetë.

Fejzullahu ishte futbollist në vitet e 80-ta tek disa skuadra kosovare (Flamurtari, Ramiz Sadiku, Besëlidhja), ndërsa në vitet e fundit ishte paraqitur edhe si analist i Superligës dhe futbollit ndërkombëtar.

“Familjare, miq dhe dashamire, desha te ju njoftoj se sot me daten 17.02.2020 nderroi jete babai yne Besnik Ismail Fejzullahu (1961-2020). Pas nje patologjie vasculare, babai im qendroi ne gjendje kome per rreth 8 dite ne kliniken intenzive ne SHSKUK, pas te gjitha tentativave dhe perkushtimit te stafit mjekesor, ishte e pamundur qe babi yne te shpëtoj”, shkroi e bija e ish-futbollistit në Facebook.

“Fillimisht dua ti faleminderoj nga thellesia e zemres te gjithe stafin mjeksor duke filluar nga Neurokirurget ne krye ne Akademik Arsim Morinen, pastaj Dr. Arben Kerveshi dhe neurokirurget tjere. Poashtu dua ti faleminderoj te gjithe radiologet me ne krye Dr. Blerim Gjikolli, Dr. Gazmend Hasbaten dhe te gjithe te tjeret”.

“Dua ti faleminderoj poashtu te gjithe stafin mjekesor ne repartin e intezives me ne krye Dr. Shefki Uka, Dr Damirin, Dr Gzimin dhe te gjithe te tjeret. Gjithashtu faleminderim i vecant per Dr. Islam Krasniqin dhe Dr. Luan Sylejmani”.
“Faleminderim i vecant per Profesor Mentor Petrela dhe stafin e tije ne Tirane. Dhe gjithashtu faleminderim i vecant per mundesine e konsultes Profesor Dr. Gokhan Buzkurt ne Turqi”.

“Faleminderoj te gjithe ata qe ishin prane meje ne keto dite te veshtira dhe me ndihmuan poashtu edhe te gjithe ata shprehen gadishmerine te me ndihmojne ne cdo moment. Kerkoj falje nese i mbes borxh ndokujt”.

“Paraprakisht, Faleminderit shume per ngushllimet, varrimi behet me daten 18.02.2020 ne ora 14:45 ne varrezat e qytetit ne Dragodan”.

(Kosova Sot Online )