Statistikat për ndeshjet e sotshme të Championsit: Mane synon ta kalojë Ronaldon

  • 18 February 2020 - 11:20
Statistikat për ndeshjet e sotshme të Championsit: Mane synon ta kalojë Ronaldon

Para se Liga e Kampionëve të kthehet me dy ndeshje të fazës së 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve të martën, faqja Opta i ka publikuar disa statistika kryesore për ndeshjen mes Atletico Madridit dhe Liverpoolit dhe atë mes Borussia Dortmundit dhe PSG-së.

Atletico Madrid v Liverpool

0 – Atletico nuk ka humbur kurrë në shtëpi në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve me Diego Simeonen trajner (Tetë fitore, katër barazime). Në ato 12 ndeshje, Atletico i ka pranuar vetëm dy gola.

3 – Liverpooli, që e mposhti Genkun dhe Salzburgun në xhiron e tretë dhe të gjashtë në fazës së grupit, nuk i ka fituar kurrë tri ndeshje radhazi si mysafir në Ligën e Kampionëve. Këtë gjë e kishin arritur vetëm në Kupën Evropiane në vitin 2984, kur i kishin marrë pesë fitore radhazi si mysafirë.

10 – Sadio Mane i Liverpoolit i ka shënuar dhjetë gola në 14 ndeshje të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve që nga sezoni 2017/18. Vetëm Cristiano Ronaldo ka qenë më mbresëlënës gjatë kësaj periudhe (11 gola).

3 – Liverpooli ka triumfuar gjithmonë (3/3) kundër klubeve spanjolle në përballjet vajtje-ardhje në Ligën e Kampionëve: 2-2 por me epërsi të golit si mysafir kundër Barcelonas (2006-07, 1/8 e finales), 5-0 kundër Real Madridit (2008-09, 1/8), 4-3 kundër Barcelonas (2018-19, gjysmëfinalet).

50 – Nëse luan, kjo do të jetë ndeshja e 50-të në Ligën e Kampionëve për Alvaro Moratan. 50 për qind e golave të sulmuesit të Atleticos në Ligën e Kampionëve kanë ardhur në fazën eliminatore (7/14).

Borussia Dortmund v PSG

1 – Dortmundi e ka kaluar 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve vetëm një herë në pesë sezonet e fundit. Ky sukses erdhi në sezonin 2016/17, kur trajner ishte trajneri aktual i PSG-së, Thomas Tuchel. Dortmundi u mposht nga Monaco në çerekfinale atë sezon.

8 – PSG-ja është kualifikuar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve për të tetin sezon radhazi – vetëm Real Madridi (23), Barcelona (16) dhe Bayern Munichu (12) janë në ecuri më të gjatë. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe, francezët nuk kanë shkuar asnjëherë përtej çerekfinales dhe janë eliminuar në 1/8 e finales në tri sezonet e fundit.

2 – Dy nga tre lojtarët më të rinj që i kanë shënuar tri gola ose më shumë dhe i kanë bërë tri asiste ose më shumë në Ligën e Kampionëve që nga sezoni i kaluar luajmë për Dortmundin: 19-vjeçar Jadon Sancho (tri gola, tri asiste) dhe 21-vjeçar Achraf Hakimi (katër gola, tri asiste). Tjetri lojtar është Kylian Mbappe i PSG-së (nëntë gola, tetë asiste).

30 – Mbappe ka qenë i përfshirë në 30 gola në 30 ndeshje të Ligës së Kampionëve (19 gola, 11 asiste). Ai i ka shënuar tri gola kundër Dortmundit – asnjë klub s’ka pësuar më shumë gola nga Mbappe në Ligën e Kampionëve.

22 – 22 golat e Dortmundit në Ligën e Kampionëve kanë ardhur nga loja e hapur (pa penallti, kornera apo gjuajtje të lira), ecuria më e gjatë nga të gjitha klubet pjesëmarrëse në garë. 

(Kosova Sot Online)