Chiellini pritet ta zgjasë karrierën 15-vjeçare me Juventusin

  • 18 February 2020 - 14:39
Chiellini pritet ta zgjasë karrierën 15-vjeçare me Juventusin

Giorgio Chiellini është kthyer nga lëndimi i tij në skuadrën e Juventusit dhe tani pritet ta zgjasë kontratën me kampionin në fuqi të Serisë A edhe për 12 muaj të tjerë.

Mbrojtësi veteran në skuadrën e Juventusit veçse i ka kaluar 15 vjet me gjigantin italian, pasi ishte bërë pjesë e bardhezinjve për herë të parë në vitin 2005.

Chiellini kishte munguar në të gjitha ndeshjet, përveç në të parën, këtë sezon. Mirëpo, ai e bëri kthimin e tij fundjavën e fundit, kur u inkuadrua në lojë nga stoli në fitoren 2:0 kundër Brescias dhe u prit me brohoritje nga tifozët.

Tani që është kthyer nga lëndimi, 35-vjeçari është duke u bërë gati për ta arritur një marrëveshje të re me Juventusin.

Kontrata aktuale e Chiellinit përfundon këtë verë, mirëpo bardhezinjtë nuk dëshirojnë ta humbasin qendërmbrojtësin veteran.

Tani janë duke u bërë gati të gjitha dokumentet dhe ofertat e nevojshme për ta zgjatur kontratën e italianit edhe për një vit tjetër. Megjithatë Goal raporton se gjithçka që ka mbetur për ta arritur këtë rinovim kontrate janë formalitetet.

(Kosova Sot Online)