Giroud e pranon: Për pak sa s’u largova nga Chelsea në janar

  • 18 February 2020 - 14:58
Giroud e pranon: Për pak sa s’u largova nga Chelsea në janar

Sulmuesi francez i Chelseat e i kërkuar nga Lazio e Interi, Olivier Giroud, e ka pranuar se ai kishte qenë shumë afër të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo shtoi se do ta japë më të mirën nga vetja për të marrë pjesë në EURO 2020.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën kishte qenë afër transferimit në Serie A gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që s’ishte i kënaqur me minutat e paktë të lojës në Chelsea këtë sezon.

Sulmuesi francez është ende duke luftuar për një vend në skuadrën e Francës së Didier Deschamps për Kampionatin Evropian që zhvillohet këtë verë, kështu që ai duhet ta dëshmojë veten në Stamford Bridge në pjesën e mbetur të sezonit.

33-vjeçari është përgjigjur tani ndaj spekulimeve se ishte afër kalimit te ndonjë klub italian muajin e kaluar se ai ka zbuluar se ishte ndierë si mes dy rrugëve që nga fundi i dhjetorit deri në fund të janarit.

“Unë isha afër të largohem. Nga mesi i dhjetorit deri në fund të janarit, e gjeja veten mes dy kampeve”, ka thënë Giroud, pas disfatës me rezultat 2:0 kundër Manchester Unitedit të hënën.

“Por, nga 1 shkurti, unë u ktheva 100 për qind në Chelseat dhe tani do ta japë më të mirën nga vetja deri në fund të sezonit. Është mirë të dalësh e të vraposh në fushë dhe ta kesh këtë ndjenjë sërish”.

“Qëllimi im personal tani është të luaj sa më shumë që të jetë e mundur sepse dua të marr pjesë në Kampionatin Evropian me Francën”. 

(Kosova Sot Online)