Muriqi nuk shënon qe tri ndeshje, a do të shpërthejë në derbi ndaj Galatasarayt?

  • 18 February 2020 - 15:00
Muriqi nuk shënon qe tri ndeshje, a do të shpërthejë në derbi ndaj Galatasarayt?

Vedat Muriqi synon të shpërthejë në derbin e fundjavës që vjen ndaj Galatasarayt pasi i munguan golat në tri ndeshjet e fundit të Superligës turke.

Vedat Muriqi po kalon nëpër një mini-krizë.

Sulmuesi kosovar nuk ka shënuar gol në tri ndeshjet e fundit, ndërsa presioni ka nisur të bie mbi të.

Kritikat kanë filluar tashmë, në rrjete sociale dhe në media.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi kosovar është duke punuar në heshtje dhe po përgatitet për derbin e madh të fundjavës që vjen ndaj Galatasarayt.

25 vjeçari pritet të shpërthejë në derbin e Stambollit, për ta demonstruar edhe një herë se është njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Superligën turke.

Muriqit i kanë munguar golat në ndeshjet me Trabzonsporin, Alanyasporin dhe ndaj Ankaragucu.

Fenerbahçe do të jetë mikpritëse e Galatasarayt të dielën që vjen.

(Kosova Sot Online)