Legjenda holandeze: Van Dijk nuk do ta fitojë kurrë Topin e Artë

  • 18 shkurt 2020 - 16:40
Legjenda holandeze: Van Dijk nuk do ta fitojë kurrë Topin e Artë

Ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk, nuk do ta fitojë kurrë Topin e Artë, edhe pse ishte afër ta mposhte Lionel Messin në garë për të në vitin 2019, sipas legjendës holandeze Ruud Gullit, i cili beson se mbrojtësit do të injorohen në votimet për këtë çmim në të ardhmen.

12 muaj mahnitës nga qendërmbrojtësi holandez bënë që ai të ishte në mesin e tre kandidatëve kryesorë për çmimin më prestigjioz individual.

Van Dijk u shpall Lojtari më i Mirë i UEFA-s, por u mund për pak nga legjenda e Barcelonës, Lionel Messi për çmimin e më të mirit të FIFA-s dhe për Topin e Artë.

Gullit druhet se 28-vjeçari nuk do ta ketë kurrë një mundësi më të mirë për t’u shpallur më i miri i botës, sepse beson se lojtarët që luajnë në pozitën e tij nuk do të vlerësohen njësoj si tjerët nga elita globale.

“Mesazhi i Topit të Artë ishte se ai nuk do ta fitojë atë kurrë”, tha Gullit për JOE.

I pyetur nëse Van Dijk është dashur ta fitonte para Messit, ish-ylli i Milanit dhe Chelseat tha: “Po, mendoj se është dashur”.

“Por, e dini, nuk mund të thuash se Messi nuk e ka merituar. Por ky ka qenë rasti më i mirë për një mbrojtës për ta fituar atë”, shtoi ai. 


(Kosova Sot Online)