Evertoni e Tottenhami, në garë për Smallingun

  • 18 February 2020 - 17:40
Evertoni e Tottenhami, në garë për Smallingun

Qendërmbrojtësi anglez është duke shkëlqyer këtë sezon në fanellën e Romës, ku është i huazuar nga Manchester United, i cili e vlerëson atë 20 milionë euro

Evertoni dhe Tottenhami janë të interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit, Chris Smalling.

Futbollisti anglez është i huazuar këtë sezon tek Roma nga Manchester United.

Ai po shkëlqen në fanellën “Giallorossi” dhe kjo ka bërë që klubet angleze t’ia mësyjnë atij.

Sipas të së përditshmes italiane “Corriere Dello Sport”, edhe Roma është e interesuar ta mbajë Smallingun.

Mirëpo, klubi italian po heziton t’i paguajë 20 milionë euro për kartonin e tij.

E këtë shifër mund ta paguajnë pa problem klubet angleze.

United nuk dëshiron ta rikthejë Smallingun dhe mund ta shesë atë në Tottenham Hotspus Stadium apo Goodison Park.


(Kosova Sot Online)