Pamje: Newman në gjendje të rëndë, pas aksidentit të tmerrshëm gjatë garës

  • 18 February 2020 - 17:58
Pamje: Newman në gjendje të rëndë, pas aksidentit të tmerrshëm gjatë garës

Ryan Newman është në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetë në spital, pas aksidentit me makinë në rrethin e fundit të garës Daytona 500 në Florida.

Amerikani 42-vjeçar po e udhëhiqte garën kur makina e tij u përthur nga prapa dhe u përplas për murit mbrojtës duke u sjell, para se të rrokullisej dhe të goditej nga një makinë tjetër.

Gara e cila nisi me komandën e presidentit amerikan Donald Trump të dielën, u shty për të hënën për shkak të shiut.

“Lutem për Ryan Newman, ngasës i madh dhe trim i Nascar”, shkroi Trump në Twitter.

Daytona 500 është gara më e madhe e sezonit e National Association for Stock Car Auto Racing (Nascar).

“Ai është në gjendje të rëndë, por doktorët tregojnë se lëndimet e tij nuk ia rrezikojnë jetën”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)