“Napoli nuk ka nevojë për ndonjë mrekulli, do ta mposhtë Barcelonën”

  • 18 February 2020 - 21:11
“Napoli nuk ka nevojë për ndonjë mrekulli, do ta mposhtë Barcelonën”

Babai i Pepe Reinas, Miguel, ka këmbëngulur se Napolit nuk do t’i duhet ndonjë mrekulli për ta mposhtur Barcelonën, në një ndeshje që ai pret të jetë shumë e hapur në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Miguel, i cili është edhe menaxheri i portierit të Milanit, thotë se Barça është shumë e varur në Lionel Messin.

“E adhuroj Napolin dhe mënyrën sesi luan futboll”, tha Miguel Reina për Radio Kiss Kiss.

“Pres një takim të baraspeshuar, sepse Napoli po luan futboll të mirë momentalisht dhe nuk i nevojitet ndonjë mrekulli për ta mposhtur Barcelonën”, shtoi ai.

“Them se Barça është 70-80 për qind e varur në Messin. Ajo nuk ka më lojtarë si Xavi apo Iniesta”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)