Haaland shkëlqen në fitoren e Dortmundit kundër PSG-së

  • 18 February 2020 - 23:06
Haaland shkëlqen në fitoren e Dortmundit kundër PSG-së

Erling Haaland ka shkëlqyer duke i realizuar dy golat e triumfit të Borussia Dortmundit 2:1 kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të 1/8 së finales mes tyre në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i talentuar norvegjez shënoi dy gola në debutimin e tij për Dortmundin në Ligën e Kampionëve të martën në Signal Iduna Park, por goli i si mysafir Neymarit i jep gjasa dhe shpresa të mëdha francezëve për kualifikim në ndeshjen e kthimit në Paris.


(Kosova Sot Online)