Haaland flet pas fitores dhe shkëlqimit ndaj PSG

  • 19 February 2020 - 08:39
Haaland flet pas fitores dhe shkëlqimit ndaj PSG

Erling Haaland ka thënë se ai duhet të jetë edhe më i mirë në Ligën e Kampionëve pasi shënoi dy gola në fitoren 2-1 të Borussia Dortmund ndaj Paris Saint-Germain.

Haaland shënon dy golat e ekipit të tij, të nëntin dhe të 10-in personal në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke dërguar Dortmundin drejt fitores në Gjermani. Goli i parë erdhi në minutën e 69-të, pasi ai dha një goditje të bukur për të mposhtur Keylor Navas dhe i dha epërsinë Dortmund, pastaj norvegjezi shënoi golin e fitores në minutën e 77-të. Haaland tani ka gjithsej 37 gola këtë sezon, përfshirë 11 gola në shtatë ndeshje për Dortmundin, por 19-vjeçari këmbëngul se ka akoma më shumë për të bërë.

“Unë jam i kënaqur që mora çmimin ‘lojtari i ndeshjes’, por ndjehem sikur ende mund të bëj shumë më mirë”, ka thënë fillimisht Haaland pas ndeshjes.

“Duhet të luaj më mirë në këtë nivel, duhet të punoj shumë për tu përmirësuar”.

“Rezultati është mjaft i rrezikshëm, pasi PSG ka një ekip shumë të fortë dhe ende mund të kalojë në ndeshjen e kthimit”, përfundoi norvegjezi.

Haaland tani është golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, së bashku me Robert Lewandowski të Bayern Munich.

(Kosova Sot Online )