LA Galaxy tentoi transferimin e Messit

  • 19 February 2020 - 08:55
LA Galaxy tentoi transferimin e Messit

Los Angeles Galaxy thuhet se ka provuar transferimin e Lionel Messi nga Barcelona.

Ylli argjentinas ka kaluar një muaj mes turbullirave pas përplasjeve publike mes tij dhe drejtorit sportiv të Barcelonës, Eric Abidal. Këto përplasje kanë bërë që mediat të shkruajnë rreth krisjes së raporteve të Messit dhe klubit, duke e lidhur sulmuesin me një largim nga Camp Nou.

Sipas gazetarit të njohur John E.Rojas,  LA Galaxy thuhet se ka bërë kontakt me njerëzit e Messit për të pyetur nëse ylli i klubit dëshiron të largohet nga Barcelona. Largimi i Zlatan Ibrahimovicit ka çliruar para në buxhetin e pagave për të marrë një nënshkrim të ri dhe drejtuesit e klubit kishin etiketuar pikërisht pesë herë fituesin e Topit të Artë. Përveç LA Galaxy me transferimin e Messit është lidhur edhe Manchester City dhe Juventusi.

(Kosova Sot Online )