Lëndohet sërish Kyrie Irving

  • 19 February 2020 - 12:07
Lëndohet sërish Kyrie Irving

Sezoni i parë i Kyrie Irving në radhët e Brooklyn Nets po rezulton të jetë një “fiasko” e vërtetë.

27-vjeçari mezi ka luajtur 20 nga 53 ndeshje në këtë sezon dhe gjendja e tij shëndetësore mbetet e papërcaktuar saktë, nëse u referohesh fjalëve të trajnerit të tij, Kenny Atkinson: “Shpatulla vazhdon ta shqetësojë. Koha për të parë një specialist tjetër.”

Është përfolur madje që Irving nuk do të luajë përsëri në pjesën e mbetur të sezonit. Irving tashmë ka humbur 33 ndeshje këtë vit për shkak të dëmtimeve në shpatull dhe gju. 

Gjithashtu ka shkaktuar polemika që vënë në dyshim lidershipin e tij në skuadër.

“Do të vazhdoj të vazhdoj të kërkoj shumë te vetja dhe te shokët e skuadrës. Nëse i rreptë si udhëheqës për dike, më mirë të qëndrojë jashtë dhomave të zhveshjes. Është kaq e thjeshtë,” – do të deklaronte Irving pas një humbjeje.

Përtej mesatares së shifrave më të mirë të karrierës së tij (27.4 pikë, 5.2 “rebound” dhe 92% të saktësi në gjuajtjet e lira), është fakt që Nets po luajnë shumë më mirë kur ish-basketbollisti i Celtics dhe Cavaliers nuk është mbi parket. 

(Kosova Sot Online)