Trajneri i PSG-së kritikon Neymarin për paraqitjen kundër Dortmundit

  • 19 February 2020 - 13:06
Trajneri i PSG-së kritikon Neymarin për paraqitjen kundër Dortmundit

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, tha se Neymarit i mungonte ritmi i duhur dhe shpirti garues në ndeshjen kundër Dortmundit, përderisa shtoi se ndeshja ishte e vështirë edhe për Kylian Mbappen.

28-vjeçari Neymar nuk ishte pjesë e skuadrës së Paris Saint-Germainit në tri ndeshjet e fundit të Ligue 1 për shkak të një lëndimi dhe ai ishte në dyshim edhe për ndeshjen e së martës kundër Dortmundit në Gjermanisë, për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, Neymari e nisi nga minuta e parë këtë ndeshje kundër Dortmundin dhe shënoi në pjesën e dytë, por nuk arriti t’i ndihmojë skuadrës së tij ta shmangë disfatën me rezultat 2:1.

Pasi kishte qenë jashtë fushës së lojës duke u rikuperuar, braziliani ka bërë të ditur se ai ka qenë i gatshëm të luajë që një kohë, mirëpo Paris Saint-Germaini ka preferuar të mos e rrezikojë atë, duke shtuar se ndiente se ai e ka pësuar nga ky vendim i klubit.

Pas ndeshjes, Tuchel tha se skuadra e tij luajti me frikë, përderisa i komentoi paraqitjet e Mbappes dhe Neymarit.

“E dija se do të ishte një ndeshje e vështirë për Mbappen. Ai duhej të kishte shumë, shumë durim”, ka thënë Tuchel.

“E dimë se marrëdhënia teknike mes tij dhe Neymarit është shumë e mirë. Në anën tjetër, Neymarit i mungonte ritmi, shpirti garues”. 

(Kosova Sot Online)