Dardan Berisha fton “Dardanët” kundër Islandës

  • 19 February 2020 - 15:06
Dardan Berisha fton “Dardanët” kundër Islandës

Kombëtarja e Kosovës në basketboll të enjten do ta zhvillojë ndeshjen e parë parakualifikuese për Kampionatin Botëror. Kundërshtare e “Dardanëve” do të jetë Islanda, në Prishtinë prej orës 19:00.

Kosova shpreson shumë që këtë kampanjë ta nis me fitore, andaj basketbollisti më i mirë i saj, Dardan Berisha, kërkon përkrahje nga tifozët “Dardanët”.

“Pas ndeshjeve të Kupës nuk kishim më shumë kohë për të pushuar dhe menjëherë iu bashkuam ekipit përfaqësues. Është një kohë e shkurtër që punojmë me trajnerin e ri, por besoj se mund ta nxjerrim më të mirën”, ka deklaruar Berisha në konferencën për media të mbajtur para sot.

“Motivi është shumë i madh në skuadrën tonë. Presim që palestra të mbushet dhe me një përkrahje të “Dardanëve” shpresojmë të marrim një rezultat të kënaqshëm sepse ka shumë rëndësi të fillojmë sa më mirë”, ka theksuar Berisha.

(Kosova Sot Online)