Lojtarët e Atleticos e festojnë fitoren kundër Liverpoolit edhe gjatë stërvitjeve

  • 19 February 2020 - 15:21
Lojtarët e Atleticos e festojnë fitoren kundër Liverpoolit edhe gjatë stërvitjeve

Lumturia e mbrëmshme shkaku i fitores kundër Liverpoolit nuk është larguar ende nga zemrat e mendjet e lojtarëve të Atletico Madridit, të cilët i vazhduan festimet edhe sot në stërvitje, përkundër që ende se kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Atletico Madridi siguroi fitore me epërsi minimale 1:0 në ndeshjen e së martës kundër Atletico Madridit në Wanda Metropolitano, në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Golin e fitores e shënoi Saul Niguez nga afërsia e portës qysh në fillim të ndeshjes. Taktikat e Diego Simeones bënë që Liverpooli të mos e kishte as edhe një goditje brenda kuadratit të portës kundërshtare gjatë tërë ndeshjes, duke ia siguruar kështu fitoren në ndeshjen e parë madrilenëve.

Megjithatë, edhe 90 minuta lojë të tjera janë në rrugën e Atletico Madridit drejt kualifikimit në çerekfinale, pasi që në mars do të zhvillohet ndeshja kthyese në Anfield ku Liverpooli mund t’ia përmbysë rezultatin madrilenëve.

Por, rreziku i eliminimit nga kjo përballje shkaku i ndeshjes kthyese nuk i ka ndalur lojtarët e Atletico Madridit, të cilët stërvitjet e sotme i shoqëruan me festë, siç shihet në videon e mëposhtme.

 

(Kosova Sot Online)