Jesus e Icardi, në radar të Juventusit

  • 19 February 2020 - 18:05
Jesus e Icardi, në radar të Juventusit

“Bianconeri” janë në kërkim të një sulmuesi të rrezikshëm për sezonin e ardhshëm

Juventusi është i interesuar të përforcohet në fazën e sulmit gjatë verës që vjen.

Gjiganti italian ua ka vënë syrin dy sulmuesve: Gabriel Jesusit të Manchester Cityt dhe Mauro Icardit të Interit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian, Tuttosport.

Të dy lojtarët vlerësohen afërsisht nga 70 milionë euro.

Sulmuesi brazilian mund të largohet nga City nëse ky i fundit përjashtohet përfundimisht për dy vjet nga Liga e Kampionëve.

Ndërsa, argjentinasi është duke e kaluar këtë sezon në formë huazimi në Paris Saint-Germain.

Dhe, “Nerazzurri” po planifikojnë ta shesin atë gjatë verës, ndërsa interesim për ish-futbollistin e Sampdorias ka shfaqur edhe Real Madridi.


(Kosova Sot Online)