Man Utd mund ta shesë Pogban për 60 milionë euro

  • 19 February 2020 - 18:28
Man Utd mund ta shesë Pogban për 60 milionë euro

“Djajtë e Kuq” mund të detyrohen ta shesin yllin e tyre gjatë verës për një shumë më të ulët se që pritej

Manchester United mund të detyrohet ta shesë Paul Pogban gjatë verës për një shifër shumë më të ulët se që pritej.

“Djajtë e Kuq” synonin t’i nxirrnin më shumë se 100 milionë euro nga shitja e mesfushorit francez.

Mirëpo, mediumi britanik “The Mail” shkruan se gjiganti britanik gjatë verës që vjen s’do të ketë zgjidhje tjetër pos ta shesë yllin e tij për afro 60 milionë euro.

Kampioni i botës me Francën e ka kaluar këtë sezon më shumë i lënduar sesa në fushën e blertë.

Ai nuk vlerësohet më si në të kaluarën, prandaj United e ka ulur dukshëm çmimin e tij.

Real Madridi është klubi më i interesuar për transferimin e mesfushorit kreativ.

Mirëpo, edhe Juventusi do të tentojë ta rikthejë lojtarin në Torino në muajt në vazhdim. 

(Kosova Sot Online)