Pas dënimit, City kërkon ti kthehet fitoreve në Premier Ligë sonte kundër West Ham

  • 19 February 2020 - 19:58
Pas dënimit, City kërkon ti kthehet fitoreve në Premier Ligë sonte kundër West Ham

Manchester City pret West Hamin në Etihad Stadium sonte, një ndeshje kjo e mbetur nga xhiro së 26-të te Premier Ligës

Pas dënimit të rëndë që mori nga UEFA, Manchester City kthehet sonte në fushë ku do të luajë kundër West Ham United.

Kjo ndeshje ishte planifikuar të mbahej dy javë më parë por ishte shtyrë për shkak të kushteve jo të mira atmosferike.

Bernardo Silva, Jesus dhe Aguero janë treshja sulmuese e sotme e përzgjedhur nga Pep Guardiola.

Kujtojmë se City është e vetmja skuadër që po i bën presion Liverpoolit për titull në Angli. 

Manchester City: Ederson, Walker, Otamendi, Laporte, Mendy, Rodrigo, De Bruyne, D. Silva, B. Silva, Jesus, Aguero.

West Ham: Fabianski, Fredericks, Diop, Ogbonna, Cresswell, Masuaku, Rice, Noble, Soucek, Snodgrass, Antonio.

(Kosova Sot Online)