Tottenhami me mungesa të mëdha e pret Leipzigun

  • 19 February 2020 - 20:27
Tottenhami me mungesa të mëdha e pret Leipzigun

Tottenham Hotspur do të kërkojë ta krijojë një epërsi ta favorshme ndaj RB Leipzig në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në shtëpi, me gjithë mungesat e shumta në formacion.

Skuadra e Jose Mourinhos është nikoqire e klubit gjerman në Tottenham Hotspur Stadium, në takimin e parë mes tyre në fazën e 16 më të mirëve, që nis në orën 21:00.

Trajneri portugez nuk do të mundë të llogarisë në sulmuesit kryesorë Harry Kane dhe Son Heung-Min, të dy të lënduar.

Ndeshja e kthimit mes tyre zhvillohet më 10 mars në Gjermani.

(Kosova Sot Online)