Messi nuk është i befasuar me golat e Ronaldos: Sa herë të luajë do të shënojë

  • 20 February 2020 - 08:51
Messi nuk është i befasuar me golat e Ronaldos: Sa herë të luajë do të shënojë

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi nuk është i befasuar nga golat e Cristiano Ronaldos në Serie A për Juventusin,  pasi i vlerësoi aftësinë e portugezit. 

Ronaldo ka shënuar në 11 ndeshje radhazi për klubin e tij italian, pavarësisht se ka mbushur 35 vjet këtë muaj.Messi, ndërkohë, ka shkuar katër ndeshje pa gol por ka kontribuar në gjashtë asistime në tri paraqitjet e tij të fundit.

“Normalisht, është normale që ai vazhdon të shënojë, ai është një sulmues i egër, ai do që të shënojë, çdo ditë që luan ai do të shënojë”.

“Ai ka shumë atribute të mira si sulmues”, ka thënë Messi për Mundo Deportivo. Messi ka shënuar 14 herë në vetëm 19 ndeshje të La Ligës këtë sezon për Barcelonën.

(Kosova Sot Online )