A do të shkojë Mauro te Juventus...?

  • 20 February 2020 - 08:56
A do të shkojë Mauro te Juventus...?

Wanda Nara ka thënë se nuk e di të ardhmen e Mauro Icardit, se a do të qëndrojë në Paris apo do të kthehet në Milano.  

Icardi është në huazim te klubi francez Paris Saint-Germain nga Interi, por duket se ka nuk pëlqehet më nga Nerazzurrët. Gruaja e Icardit, që është edhe agjente Wanda Nara, në një intervistë për magazinën Chi, ka folur për të ardhmen e lojtarit.

“A do të shkojë Mauro te Juventusi? Më të vërtet nuk e di. Nuk e di se në vitin e ardhëm a do të kthehet në Milano apo do të jetë në Paris. Në futboll nuk i dihet”.

“Ai do të zgjedh dhe ne do ta përcjellim atë. Është e vështirë për ju të argumentoni, por unë e njoh Mauron shumë mirë dhe e di çfarë dëshiron si futbollist dhe çfarë e bën atë njëri më të mirë”.

“Do tas ndjek atë në zgjedhjet e tij si grua dhe agjente për një siguri më të madhe”, ka thënë Wanda.

Icardi ka shënuar 11 gola në 18 ndeshje për PSG-në.

PSG e ka të drejtën e blerjes për 70 milionë euro deri në fund të sezonit.

(Kosova Sot Online )