Barcelona hoqi dorë nga blerja e Haaland për dy arsye

  • 20 February 2020 - 09:02
Barcelona hoqi dorë nga blerja e Haaland për dy arsye

Barcelona zgjodhi të hiqte dorë nga ndjekja e tyre për yllin e Borussia Dortmund, Erling Haaland për dy arsye.

Gazeta spanjolle Sport shkruan se klubi e ka menduar seriozisht nënshkrimin me lojtarin, por ishin dy gjëra që quan në mos arritjen e marrëveshjes dhe Barcelona përfundimisht hoqi dorë.E para është për çështje ekonomike, duke e parë koston e nënshkrimit dhe kontrata që ka aktualisht.

Arsyeja e dytë ishte frika, pasi te Barcelona menduan që Haaland nuk do t’i përshtatej sistemit taktik aktual të skuadrës.

Haaland nënshkroi për Dortmund muajin e kaluar, ndërsa kontrata e tij aktuale është valide deri në qershor të vitit 2024.

Sulmuesi 19-vjeçar ka bërë 29 paraqitje në të gjitha garat për RB Salzburg dhe Dortmund deri më tani këtë sezon.

Ai ka shënuar 39 gola dhe ka siguruar tetë asistime, duke shënuar dy gola vendimtarë kundër Paris Saint Germain të martën në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online )