Pamje: Ylli i Barçës rrezikon ta humbasë vendin në skuadër, e fëlliq trajnerin e vet

  • 20 February 2020 - 10:18
Pamje: Ylli i Barçës rrezikon ta humbasë vendin në skuadër, e fëlliq trajnerin e vet

Trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setien, është duke luajtur rol aktiv në seancat stërvitore të skuadrës së vet, por ai mund ta mendojë dy herë pjesëmarrjen në ushtrime me lojtarët e tij në të ardhmen pas asaj çka i ndodhi në seancën e fundit.

Mesfushori brazilian Arthur ia futi topin mes këmbëve trajnerit Setien dy herë gjatë seancës stërvitore të mërkurën.

Arthur madje një herë ia futi topin mes të këmbëve atij pa shikuar fare.

Braziliani dhe bashkëlojtarët e tij nuk munden të përmbahen dhe shpërthyen në të qeshura.

(Kosova Sot Online)