Ronaldo: Mbappe është e tashmja dhe e ardhmja e futbollit

  • 20 February 2020 - 11:05
Ronaldo: Mbappe është e tashmja dhe e ardhmja e futbollit

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, beson se ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është e tashmja dhe e ardhmja e futbollit botëror.

Mbappe është bërë njëri prej futbollistëve më të mirë në botë pasi doli në skenë me klubin e Ligë 1, Monaco, në sezonin 2016/17.

Edhe pse vetëm 21-vjeçar, ai tashmë e ka fituar Kupën e Botës me Francën, tre tituj lige dhe tre trofe tjetër vendorë me PSG-në dhe Monacon.

Mbappe, për të cilin vazhdimisht flitet se do t’i bashkohet Real Madridit, ka marrë lëvdatat të mëdha nga superylli i Juventusit dhe fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

“Mbappe është e ardhmja dhe e tashmja”, tha Ronaldo për Marca.

“Ai është lojtar fantastik, shumë i shpejtë dhe do të jetë e ardhmja”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)