Messi e lëvdon yllin e Interit: Martinez është spektakolar

  • 20 February 2020 - 11:07
Messi e lëvdon yllin e Interit: Martinez është spektakolar

Sulmuesi dhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, e ka lartësuar yllin e Interit, Lautaro Martinez, duke e quajtur lojtar spektakolar me shumë cilësi, në një kohë thashethemesh për kalimin e tij te klubi katalonas.

Muajt e fundit është përfolur Barça është shumë e interesuar për ta blerë sulmuesin e Interit, Martinez, si zëvendësues afatgjatë të Luis Suarezit.

Martinez ka klauzolë lirimi në vlerë 111 milionë euro, por përveç Barcelonës, interesim për të kanë shprehur edhe Manchester United, Manchester City dhe Real Madrid.

Messi e njeh Martinezin shumë mirë, pasi është bashkëlojtar me të në ekipin kombëtar të Argjentinës. Kapiteni i Barçës e ka lartësuar atë duke thënë se Lautaro ka shumë cilësi.

“Ai është spektakolar dhe ka aftësi mbresëlënëse. Thuhej se do të bëhej lojtar i madh dhe tani ka shpërthyer dhe po e dëshmon këtë. Ai është shumë i fortë. Lautaro është shumë i mirë një kundër një, shënon shumë gola dhe në zonë lufton me të gjithë. Ai ka shumë cilësi dhe është shumë luftarak”, theksoi Messi.

(Kosova Sot Online)