Nëse Liverpooli e transferon Rashicën, Vushtrria bëhet skuadër milionere

  • 20 February 2020 - 12:17
Nëse Liverpooli e transferon Rashicën, Vushtrria bëhet skuadër milionere

Mediat gjermane dhe ato angleze kanë shkruar se Milot Rashica është objektivi kryesor i Kloppit për merkaton e verës.

Liverpooli pritet të bëj një ofertë prej rreth 38 milionë euro në drejtim të Werderit për yllin kosovar.

Nëse ky transferim realizohet, përveç Rashicës, “hajrin” do t’ia sheh edhe skuadra e tij e fëmijërisë, Vushtrria.

Me rregullat e FIFA-s, skuadra që e rriti lojtarin merr 5% të çdo transferimi që bëhet për lojtarin. 

Kështu nëse Rashica kalon te Liverpooli për 38 milionë euro, atëherë 1.9 milionë derdhen në xhirollogarinë e Vushtrrisë.

Me këtë rast, klubi që aktualisht po kalon në krizë do të bëhet njëri nga klubet më të qëndrueshme financiarisht në Superligën e Kosovës.

Rashica ishte pjesë e skuadrës së Superligës nga viti 2010-2015, ku dy vite luajti me skuadrën e parë.

Image

(Kosova Sot Online)