Kampionia e botës sërish në kafaz në UFC-251, mbron titullin ndaj sfidantes skoceze

  • 20 February 2020 - 12:33
Kampionia e botës sërish në kafaz në UFC-251, mbron titullin ndaj sfidantes skoceze

Valentina Shevchenko, kampione e botës në artet marciale mikes në peshën “flyweight” do të mbrojë titullin në eventin UFC-251, që zhvillohet më 6 qershor. Lajmin e ka konfirmuar ESPN, që thotë se sportistja peruane (me origjinë ruse) do të duelojë ndaj skocezes Joanne Calderwood.

Shevchenko e mbrojti për të tretën herë pak ditë më parë titullin kampion bote, kur mundi në UFC-247 Katlyn Chookagian dhe tani përgatitet për një tjetër duel në kafaz. Ndërsa hera e fundit që Calderwood është ngjitur në kafaz ka qenë shtatori i 2019-ës, kur mundi Andrea Lee.

Sfidantja skoceze ka një rekord prej 14 fitoresh e 4 humbjesh në kafaz, por vështirë se mund të bëjë mrekullinë përballë Shevchenko, që në këtë Divizion është një përdindësh. Për këtë arsye, kampionia e botës konsiderohet favorite për këtë sfidë që do të zhvillohet në fillim të verës.

(Kosova Sot Online)