Ngrihet aktakuzë për korrupsion ndaj presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi

  • 20 February 2020 - 14:02
Ngrihet aktakuzë për korrupsion ndaj presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi

Zyrtar e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës ka ngritur aktakuzë për korrupsion ndaj presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, nën dyshimet se i ka dhënë ryshfet ish-sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke.

Akuzat që e rëndojnë Al-Khelaifin kanë të bëjnë me kohën e tij si kryetar i grupit të media “BeIN Sports”, dhe jo me të si pronar i klubit francez.

Prokurorët federalë të Zvicrës thonë se e kanë ngritur aktakuzën ndaj Al-Khelaifit, i cili po ashtu është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, për shkak se ai e kishte nxitur Valcken të kryente keqmenaxhim të rëndë kriminal.

Më saktë, Al-Khelaifi akuzohet se e ka lejuar Valcken që ta përdorte ekskluzivisht një vilë në Sardinia. Ai i kishte ndihmuar Valckes t’i shpëtonte 900 mijë euro para të qirasë.

Valcke u pezullua nga pozita e tij në FIFA pas akuzave se kishte shitur bileta për Kupën e Botës për çmime më të larta se ai i shënuar në biletë më 2015.

Ai akuzohet për tri shkelje: pranimin e ryshfetit, për disa pika të keqmenaxhimit të rëndë kriminal dhe për falsifikim të dokumenteve.

(Kosova Sot Online)