Juventusi, me plot opsione për mersfushën

  • 20 February 2020 - 18:39
Juventusi, me plot opsione për mersfushën

“Bianconeri” synojnë ta transferojnë Paul Pogban, por i kanë disa alternativa të mesfushorit francez

Juventusi e ka Paul Pogban objektivin kryesor për sezonin e ardhshëm.

Mirëpo, gjiganti italian ka alternativa të mesfushorit të Manchester Unitedit, i cili mund të përfundojë në Real Madrid verën që vjen.

Mediumi italian, “Tuttosport” bën të ditur se mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara është një alternativë e preferuar e Bardhezinjve.

Mirëpo, klubi nga Torino i pëlqen edhe lojtarët e rinj, Sandro Tonali dhe Houssem Aouar.

Juve ndërkohë mund t’i lirojë 2-3 mesfushorë me të përfunduar sezoni aktual.

(Kosova Sot Online)