Kosova po e mund Islandën

  • 20 February 2020 - 19:50
Kosova po e mund Islandën

Kosova është duke e mposhtur Islandën ne Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes me Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Islandës që po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë në kuadër të para-kualifikimeve për Botërorin 2023.

Si në çerekun e parë, ashtu edhe në atë të dytë, ‘Dardanët’ u treguan më të mirë dhe po triumfojnë 35 me 34 – madje diferenca e pikëve ishte më e lart, por u shkri nga mysafirët në sekondat e fundit.

Mbetet të shihet nëse djelmoshat e Kosovës do të vazhdojnë me këtë ritëm edhe në pjesën e dytë, në çerekun e tretë dhe të fundit, atë të katërt.

Kombëtarja e Islandës është kundërshtari i parë i Kosovës në para-kualifikimet për Botërorin 2023. 

(Kosova Sot Online)